Nga Gazeta ‘Si’– Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin e tij social “X” lidhur me vendimin e qeverisë për mbylljen e platformës TikTok për një periudhë 12 mujore.
Rama thotë se vendimi për mbylljen e përkohshme të TikTokut është një vendim i marrë në konsultimin e gjerë me 65 mijë prindër e mësues.
Kryeministri vazhdon arsyetimin e vendimit duke thënë se vendim për mbylljen e TikTok u mor pasi u ngritën kapacitetet e nevojshme teknike.
“Vendimi për mbylljen e përkohshme të TikTokut është e para një vendim i marrë në konsultimin e gjerë me 65 mijë prindër e mësues dhe e dyta, është një vendim i marrë pasi u ngritën kapacitetet e nevojshme teknike, ndërkohë që ne jemi në një dialog shumë pozitiv me kompaninë, e cila së shpejti do të vijë në Shqipëri për të na paraqitur qoftë një sërë masash për rritjen e sigurisë për fëmijët, përfshirë edhe në gjuhën shqipe, qoftë disa risi në shërbim të mësimeve e të studimeve. Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi”, shkruan Rama në platformën X.
Vendimi për mbylljen e përkohshme të TikTokut është e para një vendim i marrë në konsultimin e gjerë me 65 mijë prindër e mësues dhe e dyta, është një vendim i marrë pasi u ngritën kapacitetet e nevojshme teknike, ndërkohë që ne jemi në një dialog shumë pozitiv me kompaninë, e…
— Edi Rama (@ediramaal) March 6, 2025
Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, njoftoi sot miratimin e vendimit për mbylljen për një vit të platformës TikTok.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.