Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama në një podcast me dy studente në Universitetin e Tiranës, u ndal te çështja e mbylljes së TikTok në Shqipëri, duke shpjeguar arsyet pas këtij vendimi dhe hapat e ardhshëm.
Ai theksoi se autoritetet shqiptare janë në dialog me platformën, duke shtuar se “ata nuk kanë qenë indiferentë ndaj shqetësimeve tona.”
“Kemi parashtruar shqetësimet tona dhe, për momentin, nuk kemi zgjidhje tjetër veç mbylljes së TikTok,” deklaroi Rama.
Kryeministri sqaroi se është arritur një marrëveshje paraprake me TikTok për të adresuar këto shqetësime brenda një periudhe “të arsyeshme kohe.” Ai premtoi se vendimi për mbylljen e aplikacionit do të rishqyrtohet sapo të paraqiten sugjerimet nga platforma për të garantuar sigurinë dhe për të shmangur rreziqet për përdoruesit.
“Për momentin nuk kemi zgjidhje tjetër veç mbylljes së TikTok por jemi në dialog me ta. Kemi parashtruar shqetësime tona dhe ata nuk kanë qenë indiferentë ndaj tyre. Kemi rënë dakord që në një kohë të arsyeshme ata të na paraqesin disa sugjerime për të adresuar këto shqetësime”, u shpreh ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.