Politike

Mbyllja e Tiktok/ Berisha thirrje nxënësve: Bojkotoni mësimin! Nuk do guxojë asnjë shkollë të marrë masa ndaj jush

Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i PD-së Sali Berisha foli sot për protestën e opozitës kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e TikTok.

Berisha iu bëri thirrje prindërve që mos të çojnë fëmijët në shkollë ditën e hënë. Gjithashtu ai kërkoi që nxënësit të bojkotojnë mësimin, për të treguar qëndresën e tyre kundër mbylljes së TikTok.

Madje Berisha iu drejtua mësuesve duke thënë se askush nuk duhet të guxojë të marrë masa ndaj nxënësve që bojkotojnë mësimin.

“Së, pari protesta e nxënëseve, studentëve, të rinjve para kryeministrisë do jetë protesta më e bukur më madhështore që ka njohur Shqipëria deri më sot. Protesta kundër censurës, me të cilën çdo fëmija i çdo moshe që ka smartphone del e bëhet luftëtar kundër diktaturës në mbrojtje të TiokTok dhe kundër narkodiktarturës.

Kam dhe një thirrje tjetër të fillojë bojkoti i mësimeve, po ja vlen të dashur fëmijë. Rama kërkon të varë në sheshin Skënderbe TikTok, sepse e kritikoni ju, prandaj filloni grevat.

Greva juaj është të bojkotoni mësimin që ditën e hënë. Do të ishte madhështore të mungoni sa më shumë orën e parë. U bëj thirrje prindërve të mos i dërgojnë ditën e hënë në mësim. Nuk do guxojë shkollë, apo mësues të marrë masa ndaj jush, do përballen me pasojat më të rrepta ligjore, e drejta e grevës është e drejtë kushtetuese””, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë