Njëri nga prindërit e punësuar të fëmijëve të ciklit parauniversitar që nuk do të shkojnë në shkollë për 3 ditë për shkak të motit të ftohtë, mund të qëndrojë në shtëpi pa penalitete në punë.
Me anë të postimi në Fb, ministrja e Arsimit Evis Kushi shotë se me vendim të Këshillit të Ministrave, njëri nga prindërit me fëmijë të mitur lejohet të qëndrojë në shtëpi pa pasoja administrative dhe financiare.
Kushi bën me dije se i njëjti vendim do të aplikohet përsëri edhe gjatë javës së ardhshme
“Nisur nga vendimi i fundit për ndërprerjen e procesit mësimor nga data 24 - 26 janar për shkak të kushteve të vështira atmosferike, nisur edhe nga eksperiencat e mëparshme ku me vendim të Këshillit të Ministrave njëri nga prindërit me fëmijë të mitur lejohet të qëndrojë në shtëpi pa pasoja administrative dhe financiare, i njëjti vendim do të aplikohet përsëri edhe gjatë javës së ardhshme. Ju uroj të dielë të qetë!”, - shkruan ministrja.
Procesi mësimor, nga data 24-26 janar është ndërprerë për shkak të kushteve të vështira atmosferike dhe uljes së temperaturave deri në -17 gracë celsius.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.