Teknologji dhe Inovacion

Mbyllja e portaleve, gati draftligji me gjoba milionëshe

website i bllokuar

Një draft me ndryshime në ligjin “Përmediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” i nxjerrë për konsultim ka nëfokus përfshirjen e portaleve në kuadrin ligjor dhe rregullimin e mënyrës sesifunksionojnë këto të fundit. Duke përfshirë në ligj termin OSHPM, që do tëthotë “Ofruesi i Shërbimit të Publikimeve Elektronike” përcaktohet qartë se kush do të futet në këtë  kategori.

“Ofruesi i shërbimit të publikimeve elektronike ”është personi fizik ose juridik, i regjistruar në regjistrin e ofruesve të publikimeve elektronike, që ofron shërbime të publikimit elektronik” thuhet në draftligj.

Në draft propozohet edhe ngritja e një mekanizmi  mbi mënyrën sesi do të veprohet për ankesat e palëve të treta të prekura drejtpërdrejt nga një pasqyrim informacioni në këto publikime elektronike.

Palës së tretë i lind e drejta të ankohet fillimisht pranë operatorit dhe të marrë përgjigje brenda 24 orësh. Nëse kjo nuk ndodh është Këshilli i Ankesave pranë Autoritetit të Mediave Audiovizive  (AMA)  do të japë zgjidhje.

Në një nen specific AMA ka përcaktuar edhe rastet e pezullimit të aktivitetit.

“Për shkelje të kryera nga ofruesit e shërbimeve të publikimeve elektronike, AMA kërkon nga Autoriteti i Komunikimit Elektronik dhe Postar (AKEP) marrjen e këtyre masave plotësuese:

a) Pezullim/bllokim të aksesit ne internet, për një afat 24 orë, nëse brenda një viti kalendarik ka kryer 3 (tre) kundërvajtje administrative të parashikuara nga ky ligj.  Pezullim/bllokim të aksesit në internet për një afat 7 (shtatë)-ditor, nëse brenda një viti kalendarik ka kryer jo më pak se katër kundërvajtje administrative  dhe pezullim/bllokim të aksesit në internet për një afat njëvjeçar, nëse brenda një viti kalendarik ka kryer jo më pak se 5 (pesë) kundërvajtje administrative të parashikuara nga ky ligj” thuhet në draft. Në këtë rast AMA i referohet atyre ofruesve që janë të regjistruar në AKEP.

Në projekt ligj thuhet se në rastet kur portalet nuk respektojnë parimet që sanksionon neni 33 pika 1 e ligjit që lidhen me vërtetësinë paanëshmërinë objektivitetin, moscënimi it ë drejtave dhe dinjitetit dhe një seri kushtesh të tjera AMA vendos për gjoba nga 100 mijë lekë deri në 1 milionë lekë.

Kur nga portalet nuk është respektuar kërkesa në nenin 53 pika 1 që sanksionon se mbron dinjitetin dhe reputacionin e çdo personi që mund të jetë prekur nga publikimi i fakteve dhe informacioneve jo të sakta në një transmetim, draftligji parashikon që  gjoba të jetë 800 mijë lekë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë