Kosova

Mbyllja e institucioneve, Petkoviç: Kurti zgjodhi rrugën e dhunës! Ky terror vë në pikëpyetje dialogun

Nga Gazeta ‘Si’- “Prishtina dhe kryeministri i institucioneve të përkohshme të Prishtinës, Albin Kurti, zgjodhi rrugën e dhunës dhe lëvizjeve të njëanshme”.

Kështu deklaroi drejtori i Zyrës për Kosovën në Serbi Petar Petkoviç pas mbylljes së institucioneve dhe komunave paralele nga qeveria e Kosovës në dhjetë komuna.

Në një postim në X, ai shkruan se “mbyllja e dhunshme e një numri të madh të komunave tona, qendrave për punë sociale, postave është tregues i qartë pse Besnik Bislimi nuk është paraqitur sot në Bruksel”.

(Sot në Bruksel po mbahet takimi i parë i Komisionit të përbashkët të Kosovës dhe Serbisë për të pagjeturit pas dakordësisë së arritur më herët. Në takim, delegacioni i Kosovës udhëhiqet nga Halil Cenaj).

“Në Bruksel më erdhi lajmi për sulmin e madh të Kurtit ndaj institucioneve serbe. Kam ardhur me delegacionin e Beogradit me qëllim që sot të zgjidhim çështjen e personave të zhdukur, ndërsa Kurti dhe Prishtina zgjodhën rrugën e dhunës dhe të njëanshme. Ky lloj terrori e vë në pikëpyetje vetë dialogun. Është e qartë se Kurti nuk është i vetmi fajtor për këtë!”, ka shkruar Petkoviç.// Tanjug


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë