Nga Gazeta ‘SI’ – Është mbyllur procesi i votimit për Primaret në Partinë Demokratike në 12 qarqet e vendit, për zgjedhjet e 11 majit 2025.
Pjesëmarrja më e lartë deri në orën 16:00 ishte në Tiranë, ku votuan 10.779 qytetarë. Në vend të dytë renditet Fieri, ku 4.240 demokratë hodhën votën në kutitë e votimit, ndërsa në vend të tretë është Korça me 3.738 votues.
Në Durrës kanë votuar deri më tani 3.670 demokratë, në Lezhë 2.745, në Kukës 2.280, në Shkodër 3.527, në Elbasan 3.295, në Vlorë 2.143, në Berat 1.464 , në Dibër 2,080 dhe në Gjirokastër 1.705 demokratë.
Tirana– Votuan 10,779 anëtarë
Fieri– Votuan 4240 anëtarë
Korça- Votuan 3,738 anëtarë
Pogradeci– Votuan 687 anëtarë
Devolli- Votuan 1371 anëtarë
Kolonja– Votuan 557 anëtarë
Berat– Votuan 815 anëtarë
Lushnje- Votuan 1450 anëtarë
Divjakë– Votuan mbi 800 anëtarë
Kukësi- Votuan 935 anëtarë
Hasi– Votuan 1050 anëtarë
Tropoja– Votuan 830 anëtarë
Shkodër– Votuan 1785 anëtarë
Malësia e Madhe: Votuan 791 anëtarë
Vau Dejës– Votuan 701 anëtarë
Pukë– Votuan 586 anëtarë
Fushë Arrëz- Votuan 588 anëtarë
Belsh- Votuan 411 anëtarë
Me publikimin e rezultateve finale, do përcaktohet edhe pragu i votave për secilin kandidat për të ardhur në Kryesinë e PD. Më pas, do të jetë Kryesia e PD ajo e cila do të bëj renditjen e tyre që do jenë në listën e mbyllur dhe në listën e hapur të zgjedhjeve të 11 majit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




