Është mbajtur sot seanca e fundit e sesionit parlamentar, teksa në shtator të 2025 pritet që në Kuvend të futen të zgjedhurit e qytetarëve në 11 maj.
Edhe në këtë seancë, deputetët e opozitës e braktisën seancën. Në fund të diskutimeve u hapën votimet për disa projektligje, mes tyre buxheti 2025, të cilat u miratuan me shumicë të thjeshtë.
Kuvendi miratoi me 72 vota pro projektligjin ‘Strategjia Kombëtare kundër Dezinformimit’. Ndërkohë, akti normativ për ndryshimet në buxhetin e vitit 2025 kaloi me 71 vota pro, ndërsa projektligji për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa u miratua me 71 vota pro dhe 1 abstenim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.