Nga Gazeta ‘SI’ – Është mbyllur protesta e PD, e cila nisi rreth katër orësh tension dhe marshim.
Protestuesit u mblodhën në selinë blu, ndërsa Flamur Noka dhe Sali Berisha mbyllën protestën.
“Liria është shumë afër për të gjithë. Sot Rama ka përjetuar një makth të madh, fundi po i troket”, tha nga shkallët e Selisë Flamur Noka.
Kryetari i PD-së Sali Berisha e quajti marshimin e sotëm protestë si data që do të gdhendet me germa të arta në historinë e kryengritjes paqësore të shqiptarëve kundër narkoshtetit.
“Jeni heronj të vërtetë. Tirana në tërë ekzistencën e saj nuk ka njohur një marshim triumfi si marshi juaj sot. Kjo datë, 28 shkurti do të shkruhet, do të gdhendet me germa të arta në historinë e kryengritjes paqësore të shqiptarëve kundër narkoshtetit.
Për 3 orë, marshi juaj ishte marshi i fitores. Ishte marshi i shqiptarëve, i dinjitetit, guximit. Ishte mesazhi më i shkëlqyer që ju i dërguat miqve tanë në Europë dhe botë. I kallët tmerr dhe datën narkodiktatorit Edi Rama”
Berisha mbajti fjalën nga selia e PD-së pas përfundimit të marshimit protestë që zgjati gati 3 orë.
Teksa incidentet kanë qenë më të paktë se në tubimet e shkuara, raportohet se deri më tani vetëm një fotograf që ka shkuar për t’u mjekuar në spital pasi ka pësuar djegie në dorë.




Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje