Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj reagoi pas mbylljes së qendrave të votimit në Kosovë.
Përmes një mesazhi në Facebook, Begaj uron që qeveria e re e dalë nga zgjedhjet të vazhdojë punën për të mirën e vendit.
“Përgëzime qytetarëve të Kosovës që shprehën vullnetin e lirë me votën e së dielës!
Qeveria e re e dalë nga zgjedhjet urojmë të vazhdojë punën për të mirën e vendit me zhvillimin e reformave dhe përparimin e progresit ekonomik dhe në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë për një Kosovë të qëndrueshme dhe të aftë për të avancuar në proceset euroatlantike”, shkroi Begaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




