Kombetarja

Mbyllet ndeshja 1-2, Shqipëria mposhtet nga Ukraina

Shqipëria e ka mbyllur me humbje aventurën në këtë edicion të Ligës së Kombeve, teksa jemi mposhtur 1-2 ndaj Ukrainës.

Ukraina shënoi dy gola në 10 minuta në Air Albania, por në pjesën e dytë, Bajrami shënoi golin e parë për kuqezinjtë.

Zinchenko e gjeti golin e parë që në minutën e pestë, ndërsa kombëtarja kuqezi ende nuk e kishte marrë veten, Yaremchuk realizoi edhe golin e dytë.

Tashmë, kuqezinjtë e mbyllin të fundit këtë edicion të Ligës së Kombeve dhe për pasojë do të bien në Ligën C. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë