Nga Gazeta ‘Si’- Aeroporti i Mynihut në Gjermani u detyrua të mbyllet për 7 orë për shkak të pranisë së disa dronëve.
Në total u pezulluan 17 fluturime pak pas orës 22:00, duke prekur rreth 3.000 pasagjerë. Përveç kësaj, 15 fluturime u devijuan drejt Shtutgartit, Nurembergut e Frankfurtit, dhe në Vjenë, në Austrinë fqinje.
Prania e dronëve të parë u raportuan nga dëshmitarë rreth orës 21:30. Rreth një orë më vonë, dronët u panë sërish mbi zonën e aeroportit, incident që u konfirmua edhe nga zëdhënësi i Policisë Federale, Stefan Bayer. Por, për shkak të errësirës, nuk mund të jepej informacion mbi llojin apo përmasat e mjeteve ajrore.
Aeroporti u rihap në orën 5 të mëngjesit sipas orës lokale, kur mbërritjet dhe nisjet e fluturimeve u konsideruan të sigurta, tha për CNN një punonjës i telefonatave që po përgjigjej pyetjeve të pasagjerëve.
Mynihu bëhet aeroporti i fundit evropian që mbyllet pas pranisë së dronëve aty pranë. 20 dronë rusë kaluan në Poloni dhe avionë luftarakë rusë MiG-31 hynë në hapësirën ajrore të Estonisë kohët e fundit.
Aeroportet e Kopenhagenit dhe Oslos u detyruan të mbyllen gjithashtu për shkak të pranisë së disa dronëve. Rusia ka mohuar çdo përfshirje, ndërsa autoritetet daneze thonë se nuk kishte prova se Moska ishte e përfshirë.
Për shkak të këtyre incidenteve, që evropianët besojnë se është një luftë hibride ndaj tyre e nisur nga Rusia, kanë ndërmarrë iniciativën e “murit” kundër dronëve, dhe nuk do të jetë një mur fizik, por një rrjet i sistemeve të zbulimit dhe përgjimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



