Teknologji dhe Inovacion

Mbyllet Internet Explorer pas 27 vitesh

Është fundi i një epoke.

Pasi shpalli fillimisht vendimin vitin e kaluar, Microsoft mbyll sot (e mërkurë) Internet Explorer.

Duke filluar nga sot, njerëzit që më parë hapnin Internet Explorer tani do të përdorin Microsoft Edge, shfletuesi më i ri i kompanisë.

Në një postim në blog nga maji 2021, kompania shpjegoi se ata kishin filluar të largoheshin nga Internet Explorer vitin e kaluar dhe po anonin më shumë në Microsoft Edge. Në atë postim, kompania njoftoi datën e daljes në pension më 15 qershor, duke thënë se platforma do të “dalë jashtë përdorimit” për disa versione të Windows 10.

Pas lansimit të tij në 1995, Internet Explorer u bë një nga mënyrat më të njohura për të hyrë në internet deri në vitin 2016 ku Edge e zëvendësoi atë si shfletuesin e preferuar të kompanisë.

Edhe pse Internet Explorer nuk është aq popullor sa dikur, shumë biznese vazhdojnë të përdorin atë dhe prandaj kompania ka krijuar një mënyrë për ta zëvendësuar me Edge.

“Microsoft Edge jo vetëm që është një përvojë më e shpejtë, më e sigurt dhe më moderne sesa Internet Explorer, por është gjithashtu në gjendje të adresojë një shqetësim kryesor: zëvendësimi më së miri i aplikacionit të vjetër”, shkroi kompania në postimin e tyre në blog në 2021.

Wall Street Journal raportoi se 28% e njerëzve përdorin ende Internet Explorer.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë