Kombetarja

Mbyllet 0-0 pjesa e parë e Shqipëri-Gjeorgji, vetëm një rast me Çekiçin

Është mbyllur pa gola pjesa e parë e miqësores Shqipëri-Gjeorgji, ku skuadra jonë ka hasur jo pak vështirësi për të goditur portën gjeorgjiane. Kuqezinjtë krijuan vetëm një rast të mirë me Çekiçin, i cili goditi mbi traversë brenda zonës.

Ishte një lojë e nivelit mesatar nga kuqezinjtë, pa ritëm të lartë, pasi edhe gjeorgjianët po tregojnë se kanë një skuadër të fortë dhe në disa raste janë shfaqur rrezikshëm në zonën e Strakoshës.

Duhet theksuar se atmosfera nga tifozët ka qenë shumë më ndryshe nga miqësoret e tjera. Ka pasur shpesh ovacione nga ana e tifozëve kuqezi, sidomos kur topin e kishte nën kontroll Armando Broja. Kanë munguar inkursionet e sulmesit në këtë ndeshje, pasi kundërshtari është mbrojtur me shumë forca.

Shqipëri-Gjeorgji 0-0
Shqipëria: Strakosha, Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti, Roshi, Hysaj, Asllani, Ramadani, Çekiçi, Broja, Manaj. Trajner: Reja
Gjeorgjia: Mamardashvili, Dvali, Çabradze, Tsitaishvili, Kashia, Kverkvelia, Aburjania, Davitashvili, Kvekveskiri, Kazaishvili, Volkov. Trajner: Sanjol


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë