Politike

Mbyllen zgjedhjet në Himarë. Morën pjesë 36.4% e zgjedhësve, më shumë se 8.3 mijë votues

Nga Gazeta ‘SI’ – Mbyllet orari zyrtar i votimit në 36 qendrat në Bashkinë Himarë.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 18:00, pjesëmarrja ka qenë 8.394 votues nga 23.074 zgjedhës në listën e qendrave të votimit të raportuara, pra 36.38 %.

Qytetarët iu drejtuan kutive që prej orës 7:00 të mëngjesit të sotëm, deri në orën 19:00.

Gjatë procesit zgjedhor paraditen e soteme, mbi 6 mijë qytarë nuk mundën të votonin pasi u paraqitën me karta identiteti të skaduara.

Himarjotët zgjedhin ditën e sotme (4 Gusht) kryebashkiakun e ri, ku në garë për të fituar mandatin janë kandidati i PS-së, Vangjel Tavo dhe ai i PD-së, Petro Gjikuria.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë