Drejtësia

Mbyllen hetimet për kompleksin pa leje te ‘Rana e Hedhun’, 9 të pandehur në gjyq

Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen penale në lidhje me ndërtimet pa leje në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin, ku për këtë çështje janë marrë të pandehur 9 persona.

Për tre ish-drejtuesit e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Lezhë, Gentian Malota, Artur Shabaku dhe Admir Maxhani, janë ngritur akuzat për “Shpërdorim detyre”.

Për të njëjtën akuzë do të përballen në gjykatë edhe dy ish-drejtuesit e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Kol Malaj e Flori Gjini, si dhe polici i zonës së Shëngjinit, Martin Ndoka.

I pandehur është marrë edhe ndërtuesi Pjetër Tuçi për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, si dhe dy inxhinierët e ndërtimit, Luiza Bala dhe Hekuran Xhina, për veprën penale “Falsifikim dokumentesh”.

Referuar dosjes së procedimit penal nr. 135 të vitit 2025, të hetuar nga prokurorja Iva Harka, është arritur të provohet se 9 personat kanë thyer ligjin dhe tashmë do të jetë gjyqtari i seancës paraprake, Lirim Bulica, i cili do të vendosë për kalimin ose jo të kësaj çështjeje për gjykim.

Nga hetimet e kryera rezulton se në zonën e Ranës së Hedhun është lejuar ndërtimi pa leje i një kompleksi dhe më pas ai është legalizuar në kundërshtim me ligjin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë