Një prind ka gjithmonë interesat më të mira të fëmijës por ndonjëherë gjërat që ne bëjmë për t’i bërë fëmijët tanë të ndjehen rehat dhe të sigurt, në fakt mund t’i vënë ata në rrezik. Kur e mbulojmë karrocën e një fëmije me një copë për t’ju bërë hije atyre në një ditë me diell, nuk mendojmë për pasojat që mund të çojë një veprim i tillë.
Wendy Sue Swanson, pediatre, ka zbuluan se duke mbuluar një karrocë fëmijësh me leckë (edhe nëse është e hollë), ne mund të krijojmë një efekt serë, duke bërë që fëmija të ndihet keq dhe të rritet temperatura e ambientit.
“Është gjithashtu e vështirë të thuash se si ndihet fëmija pasi nuk e shikon dot përmes copës.” tha Wendy.
Ndërkohë që kalon koha, fëmija nën copë mund të fillojë të ketë probleme me frymëmarrjen, faqe të skuqura, rritje temperature, mund të bëhet nervoz ose e kundërta, të ndihet i lodhur.
Ajo zhvilloi një provë për të kontrolluar se sa e rrezikshme mund të jetë në të vërtetë diçka e tillë.
Në një ditë të nxehtë me diell, ata matën temperaturën së pari në një karrocë të hapur dhe më pas në një karrocë fëmijësh të mbuluar me një copë dhe diferenca e temperaturës midis 2 karrocave u rrit me rreth 10° C brenda vetëm 7 minutash.
Kjo është një provë e mjaftueshme që prindërit ta kuptojnë se duhet të jenë më të kujdesshëm kur mundohen të mbrojnë fëmijët nga dielli.
Wendy ka dhënë disa këshilla se si mund ta mbroni fëmijën pa qenë nevoja ta mbuloni me një copë.
“Qëndroni në hije ose përdorni një çadër për të mbuluar fëmijën tuaj.” ka thënë ajo.
Gjithashtu përdorni një karrocë fëmijësh që ka një tendë para dhe nuk ka pse të mbyllet plotësisht.

Nëse është e nevojshme me patjetër të vendosni copën, kontrolloni fëmijën tuaj çdo 10-15 minuta dhe sigurohuni që ai të mos jetë i nxehtë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




