Para

Mbulim deri në 70% të vlerës, qeveria 3 mld lekë garanci sovrane për bujqësinë

Nga Gazeta ‘SI’ – Qeveria parashikon të kreditojë me 3 mld lekë sektorin bujqësor, me anë të Garancisë Sovrane.

Detajet u njoftuan nga një takim i ministrit të Financës Petrit Malaj, ministres së Bujqësisë Anila Denaj dhe drejtuesit e bankave tregtare.

Normat që parashikohen për këtë skemë do të jenë tejet të favorshme dhe me mbulim deri në 70% të principalit të kredisë, shuma e së cilës nuk do të kalojë 25 milionë lekë për secilin prej subjekteve aplikuese.

Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme do të kenë mundësi që këtë Garanci Sovrane ta kombinojnë edhe me produktin e Bankës së Shqipërisë duke përfituar më shumë mundësi dhe një akses më të madh financiar me fokus investimet që rrisin kapacitetin dhe cilësinë prodhuese në agropërpunim, modernizimin e mekanikës bujqësore, agroturizëm, peshkim, akuakulturë etj..

Kjo është Garancia e pestë Sovrane që qeveria shqiptare vë në dispozicion të sipërmarrjeve private, si një mundësi për likuiditet të shtuar, me shtetin si garantues.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë