Politike

Mbrojti Besnik Canin në Strasburg, Halimi: Reforma në drejtësi nisi mirë, por u zbatua keq  

Ish-Ministri i Drejtësisë në kohën e Berishës, Eduard Halimi, është avokati që përfaqësoi prokurorin Besnik Cani në Strasburg.

Halimi ka qenë avokati i tij edhe gjatë procesit të gjatë të vettingut në KPK dhe më pas në KPA

Vetë Halimi ka komentuar në Facebook rreth vendimit të Strasburgut dhe faktit se reforma në drejtësi sipas tij u nis mirë por u zbatua keq.  

“…Për reformën në drejtësi, gjyqtarët e prokurorët e ndershëm, ky është një lajm i shkëlqyer! Nuk ka dyshim se reforma në drejtësi u nis me një qëllim të mirë që bëri 140 deputetët (dhe mua) ta miratonin në 2016, por planifikimi dhe zbatimi i saj u bënë jo mirë e madje keq në shumë raste!

Vendimi i sotëm jep shembullin e mirë se nëse zbatimi i ligjeve krijon probleme, ato mund të korrigjohen, se nëse gabimisht gjyqtarë e prokurorë të ndershëm janë larguar, ky gabim mund te korrigjohet! Dhe ky është padyshim një lajm i mirë për drejtësinë, për gjyqtarët e prokurorët e ndershëm në këtë vend, dhe një motivim në luftën kundër korrupsionit dhe pastrimit të sistemit të drejtësisë!…”, shkruan Halimi në Facebook.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë