Ekonomi

Mbrojta e Trump mund të shpëtojë Organizatën Botërore të Tregtisë

Pascal Lamy– Presidenti Trump ka të drejtë kur thotë se Organizata Botërore e Tregtisë ka nevojë urgjente për reforma.

Mbajtja e SHBA-ve brenda Organizatës Botërore të Trgetisë me siguri duhet të jetë Plani A. Por anëtarët e tjerë duhet të jenë të matur dhe të nisin të mendojnë rreth një trillimi për një organizatë të re ndërkombëtare pa SHBA-të me qëllim që të shmangin “rrugën e Trump ose me forcë”, shantazhin që është kthyer në stilin e të negociuarit të presidentit të SHBA-ve.
Paradoksalisht, proteksionizmi ka prezantuar një mundësi për reforma kritike: Ishte raundi i fundit i tarifave të Trump, që shkeli rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë, që mund të jetë shkaktari për të rifreskuar këto rregulla, një proces që ka mbetur në stanjacion për shumë vite. Ata që vlerësojnë nxitjen e një sistemi tregtar botëror të drejtë që funksionon për të gjithë, duhet ta marrë parasysh këtë shans.

Takimi i Ministrave të tregtisë i pritur nga Kryeministri Kanadez Justin Trudeau në Ottawa muajin e kaluar — mungonin si SHBA-të dhe Kina — ishte hapi i parë në rrugën e fundit të përmirësimit të sistemit të rregullave të besueshme dhe të parashikueshme për të udhëhequr me shpejtësi tregtinë globale në ekonomitë në zhvillim të shekullit të 21-të
Premisa e Amerikës kundër “Made in China 2025” si rezultat i përpjekjes së Mbretërisë së Mesme për modernizimin teknologjik, është simptomë e problemeve që lidhen me sistemin tregtar botëror. Për të qenë të sigurt, praktikat tregtare të Kinës — përfshirë dhënien e subvencioneve të paqëndrueshme dhe shtrembërimin e tregtisë në produktet e teknologjisë së lartë – duhet të qeveriset nga rregulla më të rrepta të OBT-së .

Siç tregon edhe ky rast, rruga e reformimit të OBT-së është e nevojshme në mënyrë që të krijohet një sistem i drejtë i tregtisë që i përshtatet aktualitetit të shekullit të 21-të “një botë, tre sisteme.” Sistemi i SHBA-ve është hiper-kapitalist, individualist dhe sipërmarrës; Kurse Kina është një vend me një përzierje të fortë kolektiviste me një konkurrencë të tregut të pabarabartë; Sistemi i tregut social Europian dhe shumë të tjerë qëndrojnë diku midis. Këto sisteme duhet të jenë në gjendje të bashkëjetojnë dhe të shkëmbejnë të mira dhe shërbime po ashtu dhe të lehtësojnë lëvizjen e njerëzve përmes modeleve të tyre ekonomike dhe shoqërore divergjente.

Një aspekt tjetër i Organizatës Botërore të Tregtisë që është kandidate për reforma, sipas SHBA-ve, është sistemi i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve. Trump është krejtësisht në gabim kur mendon që ky mekanizëm është kundër SHBA-ve. Në fakt, SHBA-të fitojnë shumicën e rasteve që sjellin. Një shembull i mirë i kohëve të fundit është një vendim i OBT-së në janar kundër Kinës, për vendosjen e tarifave ndëshkimore mbi importet e pulave, në një kërkesë të ngritur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mënyra më e mirë për të shmangur një “qeveri gjykatësish” që do të interpretonte në mënyrë të lirë rregullat – anëtarët e OBT-së duhet të ndryshojnë dhe sqarojnë rregullat ku janë shumë të pasakta ose lihet vend për interpretim të gjerë.

OBT nuk mund të jetë tavolina e preferuar e negociatave për Trump, por është një vend ku përmirësimet në terma afatshkurtër për SHBA-të dhe të tjerët mund të ndodhin. Për të ecur përpara, BE dhe Japonia duhet të vazhdojnë të përpiqen të sjellin Shtetet e Bashkuara dhe Kinën në tavolinë e së bashku me kombet e tjera nuk duhet të bien pre e presioneve që vijnë nga Uashingtoni apo Pekini.

Reformimi i OBT-së që të çmonotohet sistemi multilateral i tregtisë është basti më i mirë kudo. Deglobalizimi, nëse është loja tregtare e Trump, nuk do të funksionojë sepse mosndërlidhja e ekonomive dhe çlirimi i zinxhirëve të vlerës të vendosura gjatë dekadave është shumë e kushtueshme. Duhet marrë parasysh që tregjet botërore funskionojnë kryesisht në dollarë.

SHBA-të munden lehtësisht në këtë mënyrë të financojnë defiçitin e tyre, duke injektuar para në një ekonomi të drejtuar nga konsumatorët, tashmë afër kapacitetit të plotë që mendohet të rrisë vetëm importet. Një luftë e re e ftohtë e lançuar nga SHBA-të ndaj Kinës për fuqinë teknologjike është strategjia më e keqe e mundshme. Përpjekjet për të izoluar Mbretërinë e Mesme (Kinën) vetëm do të fuqizojnë nacionalistët e “Kinës së pari”, duke e bërë më shumë të rrezikshme situatën, jo më pak.

Kjo është shumë ironike që mund t’i ndodhë të gjithë të tjerëve, me përjashtim të dy ekonomive më të mëdha të botës, në rivalitet me njëra-tjetrën, për të shpëtuar një sistem tregtar të hapur që do të lejonte që të dy të rriteshin akoma më shumë.
Tregtia e hapur rrit mirëqënien, është e provuar që politikat sociale dhe sistemi i drejtë i kontributeve sjellë përfitime ekonomike që përballojnë siç duhet dhimbjet sociale që ato krijojnë. SHBA-të kanë një rrugë të gjatë përpara.

  • Mbretëria e Mesme është ajo se si Perandoria Kineze njihej historikisht nga kinezët, dhe periudha e historisë Egjiptiane 2000-1785 Përpara Krishtit. Një shembull i Mbretërisë së Mesme ishin 18 provincat e Kinës.

Pascal Lamy ishte drejtor i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Tregtisë prej 2005-2013. Ai është gjithashtu anëtar i Këshillit të Shekullit të 21 të Berggruen Institute.


*Burimi: Washington Post


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë