Futboll

Mbreti i shkarkimeve

Nga Gazeta Si – José Mourinho po jeton javën e parë larg stolit të Fenerbahce.

Klubi turk vendosi ta shkarkojë 1 vit pas emërimit, dy ditë nga eleminimi (që Benfica i shkaktoi në raundin play-off të “Champions League”) dhe në të njëjtën ditë me atë që e zëvendësoi te Man Utd, Ole Gunar Solskjaer (nga Besiktas).

I mbiquajtur “Special One”, portugezi nuk fitoi asnjë trofe me Fenerbahce që u bë klubi i 4 rradhazi dhe i 7 në total që e shkarkon Mourinho-n.

Më herët e bënë Manchester United (në 2018), Tottenham (në 2021) dhe Roma (në 2024).

Nga 7 shkarkimet ai ka përfituar më shumë se 100 milionë euro për ndërprerjen e kontratës.

– 2007 – Chelsea (21 milionë euro)
– 2013 – Real Madrid (20 milionë euro)
– 2015 – Chelsea (10 milionë euro)
– 2018 – Manchester United (23 milionë euro)
– 2021 – Tottenham (17 milionë euro)
– 2024 – Roma (3 milionë euro)
– 2025 – Fenerbahce (9 milionë euro)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë