Bota

Mbreti Charles një mesazh në kravatë për Sunak? Shfaqet me flamurin grek në COP28

Mbreti Charles u shfaq në samitin COP28 me një kravatë me motive të flamurit grek. Monarku, babai i të cilit i ndjeri, Princi Philip, kishte lindur si princ i Greqisë, e kombinoi aksesorin me një shami gjithashtu në ngjyrën blu dhe të bardhë – ngjyrat kombëtare të vendit – gjatë shfaqjes në Dubai.

Qëndrimi i tij me veshje, vjen pas një mosmarrëveshjeje midis Rishi Sunak dhe Athinës pasi kryeministri anuloi një takim me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis mbi mermeret historike, të njohura gjithashtu si skulpturat e Partenonit.

Downing Street tha se ishte rënë dakord që të kishte bisedime vetëm nëse grekët nuk do të lobonin publikisht për kthimin e artefakteve antike, të ekspozuara dhe në pronësi të Muzeut Britanik, gjatë vizitës së Mitsotakis në MB.

Por Greqia theu premtimin. Sunak dukej se nuk e konsideroi zgjedhjen e veshjes së Mbretit, e cila mund të interpretohej si një përpjekje për të qetësuar tensionet diplomatike.

Ai postoi një fotografi të tij me monarkun në X, i njohur më parë si Twitter, duke e lavdëruar atë që ka qenë “në ballë të luftës për të mbrojtur planetin tonë” për më shumë se 60 vjet./Sky/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë