Gazeta Si – Nuk ishte një ndeshje, por një ekzekutim. Finalja e Wta Finals në Cancun ishte një prove force për Iga Shviatek, që për herë të parë në karrierë ka fituar turneun e mjeshtreve, duke rimarrë me ‘dhunë’ fronin botëror. Vendi i parë mbahej nga Arina Sabalenka, të cilën polakja e mundi në gjysmëfinale.
Finalja e zhvilluar në tokën meksikane përfundoi me rezultatin 6-1, 6-0, zgjati vetëm 59 minuta. Shviatek fitoi 11 gejme radhazi ndaj një Xhesika Pegula të pafuqishme, edhe pse kishte bërë një turne të mirë në total.
Iga ishte thjesht e papërballueshme, siç ka bërë shumë herë në 2022-shin, vitin e ngjitjes në majën e tenisit të femrave, pas tërheqjes së Barti. Polakja kishte arritur atë vit 37 fitore radhazi, një nga seritë më të gjata në historinë e Wta.
Sa u takon rekordeve, asnjë finale e Wta Finals nuk kishte përfunduar më parë me këtë rezultat kaq bindës. Dy janë precedentët që i afrohen, sfida e 1983-shit mes Martina Navratilovës dhe Kris Evert dhe ajo e 2003-shit mes Kim Klijsters dhe Ameli Mauresmo, që kanë përfunduar 6-2 dhe 6-0.
Akti final i Cancun ka sjellë në kujtesë më shumë përballjen mes Stefi Graf dhe Natasha Zverevës në Roland Garros, në 1988-ën, kur gjermania shkatërroi në atë kohë sovjetiken (bjelloruse) 6-0, 6-0 për 32 minuta, duke shënuar poshtërimin më të madh në historinë e finaleve.
"I'm happy that I could really show you guys my game."@iga_swiatek | #WTAFinals | #GNPSegurosWTAFinalsCancun pic.twitter.com/mZrWIxz1AI
— wta (@WTA) November 6, 2023
E kotë të flitet për ndeshjen, Iga Shviatek luajti tenisin e saj vrasës, duke mos i lënë asnjë shans kundërshtares.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.