Futboll

Mbretëresha Elisabet, lavde ‘Luaneshave’: Model për vajzat angleze!

Gazeta Si – Për herë të parë në histori, Anglia u shpall kampione e Europës në futboll par femra. Në Britani shpërtheu festa pas fitores emocionuese në finalen me Gjermaninë, ku gjithçka u vendos në shtesë nga një gol i Kloe Keli.

Nuk mund të qëndronte indiferente ndaj këtij suksesi Mbretëresha Elisabet. Ajo ka përshëndetur arritjen e ‘Luaneshave’, të cilat i quan burim frymëzimi dhe model për gjeneratat e ardhshme.

Mbretëresha Elisabet. Gazeta Si, 1 gusht 2022

“Kombëtarja angleze e futbollit për femra do të jetë një burim frymëzimi për vajzat dhe gratë e sotme dhe për gjeneratat e ardhshme”, – është komenti i Mbretëreshës Elisabet, sipas një njoftimi të Buckingham Palace.

“Suksesi juaj, – vazhdon mbretëresha Elisabet, – shkon përtej trofeut që keni fituar me meritë të plotë. Ju tani e tutje do të jeni një model dhe një shembull për femrat angleze”.

Anglia mundi 2-1 Gjermaninë në ‘Wembley’, duke shkruar historinë e futbollit të femrave. Finalja u ndoq nga një numër rekord tifozësh dhe bëri jehonë jo vetëm në Britaninë e Madhe.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë