Filma

Mbretëresha e drogës ‘Griselda’ në Netflix me një histori magjepsëse

“Griselda” është një histori hakmarrje. Po, është një rrëfim i ngritjes së mbretëreshës së drogës Griselda Blanco (Sofia Vergara) kumbara e kartelit të Medelinës.

Përralla nuk është tregimi i një vajzë që futet padashje në botën e krimit. Është një dritare e mendjes dinake dhe inteligjente të një gruaje që synon të marrë çfarë i përket asaj edhe nëse i duhet të shkatërrojë veten e vet. Kalon shpejt dhe ka aktrim të mirë. Seriali është magjepsës dhe plot drama. Çdo gjë nis me një arratisje.

Prodhuar nga ekipi i “Narcos” seriali i limituar hapet në Medelin të Kolumbisë në 1970-n. Një Griselda e plagosur dhe e stresuar vrapon drejt derës së shtëpisë së saj luksoze. Ajo bën një telefonatë të furishme me një shoqe, Carmen (Paulina Dávila), përpara se të paketojë një çantë dhe të zgjojë djemtë e saj, Ozzy (Martín Fajardo), Uber (Hose Velazquez) dhe Dixon (Orlando Pineda). Teksa i nxjerr djemtë nga shtëpia, me valixhet në duar, i njofton se po divorcohet nga njerku i tyre dhe ata po shpërngulen në Miami.

Griselda i lë gjërat e parregulluara në Medelin. Edhe pse është i parashikueshëm, audienca e takon “Griselda” fiks në mes të jetës së saj: fillimi i historisë së saj.

E bllokuar në shtëpinë e Carmen me tre djemtë e saj, Griselda nuk mund të punojë recepsioniste në agjencinë e shoqes së saj. E papenguar nga premtimi që i ka bërë Carmen për të mos u marrë më me drogë, ajo nis menjëherë të shesë kilen e parë të kokainës që fut në SHBA. E vendosur për të rindërtuar jetën për vete dhe fëmijët e saj, seriali tregon planin e saj për fuqi të plotë. Ajo e ndryshon atë dhjetëra herë përballë mizogjinisë, dhunës, frikës dhe gangsterëve.

Për Vergara, që është edhe drejtore ekzekutive e serialit e ka ndërtuar karrierën e saj në hapësirën e komedisë dhe tani po kthehet në një grua të ligë.

Ndërkohë “Griselda” tregon 3 vitet e shefes në Floridën e Jugut në 6 orë total. Asnjë moment dhe dialog nuk duhet humbur. Nuk ka karaktere dhe zgjidhje pa domethënie. Në 1981-shin ajo shfaqet me flokë të shkurtra, lëkurë të rrudhur dhe dhëmbë të zverdhur, ajo është bërë një përbindësh i ngjashëm me Scarface, i ushqyer me kokainë, në një kështjellë luksoze. Një episod delirant që shfaq nota telenovelash, është pothuajse shqetësues për t'u parë, por rrëfimi kaotik zbulon se sa shpejt fuqia dhe lakmia mund të shtrembërojnë shpirtin njerëzor.

Megjithatë, edhe me gabimet e saj të vogla, "Griselda" ngrihet lart, duke shfaqur një grua që shndërrohet në një grabitqare pasi ishte preja për kaq shumë kohë. Në fund të fundit, nëse jemi të sinqertë me veten, disa nga gjërat që bëjmë janë për të mbijetuar. Por të tjerët duhet të ushqejnë krenarinë dhe egon tonë./Variety


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë