Gazeta Si – Bëhen tashmë 14 trofe në po kaq finale të luajtura në Roland Rarros. Titujt Slam bëhen 22 dhe ky është një rekord. Rafael Nadal mundi norvegjezin Rud 3-0 dhe u bë mbret i Parisit për herë të 14-të.

Rafa Nadal është perandori i turneve në dhe, luftëtari i pazbutur. Për herë të 14-të mbret në Roland Garros, ashtu siç ka bërë edhe Reali tij në Champions.
E ka arritur këtë trofe pa shumë mund spanjolli. Ai triumfoi ndaj Kasper Rud 6-3, 6-3 dhe 6-0. Norvegjezi luante finalen e parë të një turneu Slam në karrierë. Gjithë tifozët e Nadalit prisnin të mësonin vendimin e tij, por spanjolli do të vazhdojë. Ai ka ende energji.
Ndeshja shkoi aty ku Nadal donte. Që në korridor dukej që Rud ishte shumë nervoz. Të dy njihen, sepse norvegjezi është rritur pikërisht në akademinë e spanjollit.
Victory belongs to the most tenacious 🏆#RolandGarros pic.twitter.com/HveldTMGf8
— Roland-Garros (@rolandgarros) June 5, 2022
Nadal fitoi setin e parë 6-3, po me këtë rezultat edhe të dytin. Rafael Nadal ishte vetëm një set larg historisë dhe u duk se trofeu i përkiste atij. Sapo shkoi 2-0, Rud u duk që ishte dorëzuar, me mendje jashtë ndeshjes.
Për spanjollin ishte vetëm një formalitet mbyllja e finales, ku ai u bë mbret i Parisit. Ngritja e trofeut të 14-të e bën atë një legjendë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



