Gazeta Si – Juventusi është mundur 2-0 në fushën e Makabi Haifa, duke pësuar humbjen e tretë në Grupin H të Championsit. Një humbje që venit shpresat për kualifikimin në 1/8-at e këtij kompeticioni.
Ishte një mbrëmje makthi për skuadrën e Alegrit, që pësoi gol pas 7 minutash. Një top i goditur me kokë nga Atzili përfundoi në rrjetën e bardhezinjve, ndërsa Di Maria la fushën për dëmtim më pas. Juventusi nuk mundi të reagonte dhe në fundin e pjesës së parë pësoi edhe golin e dytë nga i njëjti lojtar, Atzili.

Në pjesën e dytë loja e italianëve ishte e dobët dhe rrjedhimisht humbja e paevitueshme. Juventusi mbetet në errësirë totale dhe nuk arrin të përballojë as një skuadër modeste teknikisht, si Makabi. Gabime pa fund nga ana e djemve të Alegrit në këtë transfertë.
Edhe trajneri gaboi me Kuadradon në të majtë, pasi ai u la shumë hapësirë izraelitëve në atë krah. Nervozizëm dhe një grup i çorientuar në fushë. Mbeten tani dy ndeshjet me PSG-në dhe Benfikën, por me shumë mundësi, Juventusi duhet të mendojë për Ligën e Europës, që e luan në distancë me Makabin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




