Lojëra me Dore

Mbrëmja magjike e Tiafoe, gjunjëzon Nadal dhe kalon në çerekfinale

Gazeta Si – Nuk ndodhte që prej vitit 2005, që një tenist amerikan të mundte një nga ‘top 5’ në Flushing Meadows. Tiafoe ia ka dalë të eliminojë Rafael Nadalin dhe tani pret Rublev, duke ëndërruar gjysmëfinalen e Us Open.

Kur kalonte kohën me vëllanë binjak në Junior Tennis Champions Center, në Marilend, Frances Tiafoe ëndërronte që një ditë të bëhej i madh dhe të bënte për vete Amerikën. Me siguri dje ai i ka dhuruar familjes në një Nju Jorg gëzimin më të madh.

Në çerekfinale të Us Open mundi Rafael Nadal në 4 sete, në një ndeshje të pabesueshme. Tiafoe luajti teknikisht dhe taktikisht në perfeksion. Ndeshja u mbyll 6-4, 4-6, 6-4 dhe 6-3, me kampionin e 22 Slam-eve të mposhtur në Arthur Ashe Stadium.

Amerikani i fundit që kishte fituar ndaj një ‘top 5’ ishte Xhejms Blejk në 2005-ën, kur kundërshtar ishte pikërisht Nadal.

Pas fitores, djaloshi i ri u shpreh: “Kam bërë rrugëtimin tim dhe arrita deri këtu. Luajta një tenis të bukur këtë mbrëmje. Në fund këmbët po më dridheshin, por rezistova”.

Gara për numrin 1 në botë ka humbur tashmë Stefanos Tsitsipas dhe Danil Medvedev. Për momentin është Nadal që udhëheq renditjen botërore ‘live’, por Kasper Rud dhe Karlos Alkaraz janë gati të përfitojnë. Atyre u mjafton të shkojnë në finale për të kaluar mëngjarashin spanjoll.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë