Ngjarje

Mblidhet Sinodi i Shenjtë i Kishës pas ndarjes nga jeta të Kryepeshkopit Janullatos, shpallen 5 ditë zie, zgjidhet zëvendësuesi i përkohshëm

Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë u mblodh sot në një seancë të jashtëzakonshme, ku shprehu dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Anastasios.

Në këtë seancë u morën disa vendime të rëndësishme:

Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani, u zgjodh si Mbikëqyrës (Locum Tenens) i Fronit Kryepiskopal deri në zgjedhjen e një Kryepiskopi të ri.
Shpallja e zisë kishtare për pesë ditë, nga data 25 deri më 29 janar 2025.

Homazhet do të nisin të martën, më 28 janar, në ora 16:00, para Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë. Besimtarët do të kenë mundësi ta nderojnë Kryepeshkopin e ndjerë gjatë kësaj pasditeje dhe gjatë gjithë ditës së mërkurë, më 29 janar. Shërbesa e varrimit do të kryhet të enjten, më 30 janar, në ora 11:00, pas Liturgjisë Hyjnore.

Sinodi i Shenjtë i Kishës mblidhet pas ndarjes nga jeta të Kryepeshkopit Anastas, shpallen 5 ditë zie, zgjidhet Mbikqyrësi

Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë u mblodh sot në një seancë të jashtëzakonshme, pas ndarjes nga jeta të Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.

Në këtë seancë u morën disa vendime të rëndësishme:

Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani, u zgjodh si Mbikëqyrës (Locum Tenens) i Fronit Kryepiskopal deri në zgjedhjen e një Kryepiskopi të ri.
Shpallja e zisë kishtare për pesë ditë, nga data 25 deri më 29 janar 2025.

Homazhet do të nisin të martën, më 28 janar, në ora 16:00, para Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë. Besimtarët do të kenë mundësi ta nderojnë Kryepeshkopin e ndjerë gjatë kësaj pasditeje dhe gjatë gjithë ditës së mërkurë, më 29 janar. Shërbesa e varrimit do të kryhet të enjten, më 30 janar, në ora 11:00, pas Liturgjisë Hyjnore.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë