Gazetsa Si – Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike është bojkotuar nga një pjesë e mirë e deputetëve demokratë. Pjesa më e madhe e tyre ishin objekt i përplasjeve të mbledhjes së fundit të kryesisë nga ana e mbështetësve të Lulzim Bashës.
Mësohet se në këtë mbledhje, veç mungesës së sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, nuk ishin edhe deputetët dhe anëtarët e tjerë, si Helidon Bushati, Lefter Geshtenja, Dhurata Çupi, Dashnor Sulaj, Merita Bakiu, Jonilda Godole, Samir Koreshi dhe Bledjon Nallbani.

Në këtë mbledhje mungojnë tre deputetët Jorida Tabaku, Flamur Hoxha dhe Oriola Nebiaj, që kanë dhënë dorëheqjen nga postet drejtuese, pas debateve në mbledhjen e fundit të Kryesisë.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka deklaruar se nuk mund të vendosë kryesia e PD-së për zgjedhjen e kryetarit të ri, por duhet të realizohet nga Këshill Kombëtar, ashtu siç e parashikon edhe statuti i PD-së.
Mungojnë
Gazment Bardhi
Helidon Bushati
Lefter Geshtenja
Dhurata Çupi
Dashnor Sulaj
Merita Bakiu
Jonilda Godole
Samir Koreshi
Bledjon Nallbani
Deputetët që marrin pjesë
Arbi Agalliu
Kreshnik Çollaku
Jemin Gjana
Fitim Zekthi
Gentian Gaba
Endri Hasa
Indrit Sefa
Roland Bejko
Taulant Zeneli
Gazment Koduzi
Taulanda Jupi
Flutura Açka
Orjola Pampuri
Juela Hamati
Agron Kapllanaj
Kanë dhënë dorëheqjen
Jorida Tabaku
Flamur Hoxha
Oriela Nebiaj
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



