Nga Gazeta ‘Si’- Këtë të premte është mbledhur Konferenca e Kryetarëve për të shqyrtuar kërkesat e bëra nga ana e opozitës.
Partia Demokratike ka kërkuar të ngrihet një komision hetimor parlamentar për veprimtarinë e zyrtarëve publikë me Charles Mc Gonigal si dhe për zgjedhjet e 11 majit.
Po ashtu opozita ka kërkuar mocion me debat në Kuvend për raportin e KLSH, për spitalin onkologjik.
Gjithashtu raportohet se Komisionet e Posaçme Parlamentare, si “Zgjedhorja” dhe “Territorialja” pritet të miratohen seancën e ardhshme plenare.
Mazhoranca deri më sot ia ka rrezuar të gjitha kërkesat e mëparshme, si në seancën e së enjtes mocionin me debat për gjenocidin serb në Kosovë, fondet IPARD dhe programin qeverisës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



