Politike

Mblidhet Grupi Parlamentar i PS-së/ Deputetët nuk komentojnë arrestimin e Veliajt: Nuk ndërhyjmë në punët e drejtësisë!

Nga Gazeta ‘Si’– Partia Socialiste ka mbledhur grupin parlamentar.

Mbledhja e cila vjen pak orë pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj po drejtohet nga kreu i Grupit Parlamentar socialist Niko Peleshi.

Deputetët e PS nuk kanë komentuar arrestimin e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Të thirrur në mbledhjen e grupit të PS-së, në kryesinë e Kuvendit, pasditen e sotme, deputetët janë treguar të rezervuar për të komentuar.

“Nuk kam komentuar vendimet e drejtësisë, por Erion Veliaj ka qenë e do të mbetet mik i mirë i imi” tha Toni Gogu.

“PS nuk ndërhyn në punët e drejtësisë dhe nuk komenton ato” tha Lavdërim Krashi.

Ende nuk ka një reagim ende zyrtar nga PS për arrestimin e Veliajt.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë