Nga Gazeta ‘Si’- Projektligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i cili pritet të diskutohet në seancën e së enjtes, ishte në fokus të mbledhjes së grupit parlamentar socialist.
Sipas PS-së ky draft synon të përmirësojë trajtimin dhe mbrojtjen e të dhënave personale, duke garantuar përputhshmërinë me standardet më të avancuara ndërkombëtare dhe duke forcuar privatësinë e qytetarëve shqiptarë.
“Gjatë diskutimeve, u theksua pozicioni i Grupit Parlamentar të PS-së në lidhje me draft-ligjet që pritet të shqyrtohen. Një vëmendje e veçantë iu kushtua projektligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i cili është plotësisht i përafruar me acquis communautaire të Bashkimit Europian. Ky draft synon të përmirësojë ndjeshëm trajtimin dhe mbrojtjen e të dhënave personale, duke garantuar përputhshmërinë me standardet më të avancuara ndërkombëtare dhe duke forcuar privatësinë e qytetarëve shqiptarë. Partia Socialiste është e vendosur të vazhdojë me vendosmëri përmirësimin e kuadrit ligjor në shërbim të qytetarëve, duke forcuar besimin në institucione dhe duke siguruar mbrojtjen e të drejtave themelore të çdo individi”, thuhet në njoftimin e PS.
Mbledhja e sotme e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, shënoi takimin përmbyllës për këtë vit, duke u fokusuar në përgatitjet për seancën plenare të së enjtes, e cila sipas saj ka një agjendë të ngarkuar dhe të rëndësishme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




