Ministrja per Evropen dhe Punet e Jashtme, Olta Xhaçka ka deklaruar se Shqipëria është e gatshme të strehojë mijëra afganë, të cilët po evakuohen nga Afganistani, pas marrjes së pushtetit nga talebanët.
“Gjatë takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s kemi diskutuar për situatën në Afganistan. Shqipëria është e gatshme të strehojë mijëra afganë. Kjo është një sfidë për NATO-n. Nëse Shqipëria mund ta bëjë një gjë të tillë, pse mos ta bëjnë edhe të tjerët”, shkroi ajo në Twitter.
Ministrja Xhaçka tha se strehimi i afganëve është “obligim” pasi ata kanë punuar me forcat e NATO-s.
“Ne mundemi dhe duhet të ndihmojmë. Kjo ka të bëjë edhe me të ardhmen e NATO-s aq sa është edhe mision humanitar”, nënvizoi ajo.
Më shumë se 18,000 njerëz janë evakuuar nga Kabuli që kur talebanët pushtuan kryeqytetin e Afganistanit, tha një zyrtar i NATO -s të premten, duke u zotuar të dyfishojë përpjekjet e evakuimit ndërsa shtohen kritikat ndaj trajtimit të krizës nga Perëndimi.
Disa vende të NATO-s propozuan që aeroporti i Kabulit të mbetet i hapur për evakuime përtej afatit aktual të 31 gushtit, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg të premten pas takimit të ministrave të jashtëm të vendeve të aleancës.
NATO është vënë në veprim pasi ka pasur raportime se militantët talibanë po pengojnë njerëzit që të arrijnë në aeroportin në Kabul, prej ku po evakuohen me aeroplanë luftarakë afganët dhe shtetasit e huaj.
Nderkohe, Shqipëria është në pritje të mbërritjes së grupit të parë të afganëve, që do t’i strehohen përkohësisht derisa atyre t’u rregullohen dokumentacionet e nevojshme për t’u zhvendosur në Shtetet e Bashkuara.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




