Nga Gazeta ‘Si’– Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka hedhur poshtë zërat se opozita do të bojkotojë zgjedhjet për kryetarin e ri të Bashkisë Tiranë.
Nga konferenca për shtyp, Berisha tha se PD ka kandidatë potencial, ndërsa komentoi edhe shkarkimin e kryebashkiakut aktual, Erion Veliaj.
Ai tha se në emër të PD kërkon që Veliaj të marrë pjesë në Këshillin Bashkiak, në mbledhjen për shkarkimin e tij ditën e nesërme. Berisha gjithashtu theksoi se anëtarët e Këshillit Bashkiak të opozitës do të votojnë automatikisht pro shkarkimit të tij.
Duke shtuar se Veliaj nuk po dënohet për inceneratorët, por për gardërobën, ai i bën apel Ramës që ta lejojë Veliajn të flasë.
“Kërkojmë që Veliaj të lejohet të flasë para Këshillit Bashkiak. Këshilltarët tanë kanë përsëritur votën për shkarkimin e tij. Nëse Rama nuk ka frikë nga Veliaj, ta lërë të flasë atë. Është e drejtë që nuk mund t’i mohohet.
PD ka jo një, por disa kandidatë të shkëlqyer. Ju garantoj se PD ka kandidatë të pakrahasueshëm me korbën e korrupsionit.
PD do bëjë përpjekje për të hyrë me koalicion. Do përpiqemi të biem në ujdi me partitë opozitare, me ato që ndihen. Aty debati do jetë për kandidatura. Ne nuk themi ‘ose kandidatura jonë, ose nuk ka koalicion me ne’. Secili është i vetëdijshëm që zë kryesor do jetë PD-ja.”-u shpreh Berisha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



