Nga Gazeta ‘SI’- Që prej orës 11:00 të kësaj të shtune, Partia Socialiste ka zhvilluar një mbledhje të zgjeruar në Pallatin e Kongreseve, me pjesëmarrjen e qeverisë dhe grupit parlamentar.
Takimi ka zgjatur për më shumë se dy orë dhe është fokusuar kryesisht te problematikat e Kadastrës. Pas raportimit të drejtoreshës së institucionit, deputetët, të ndarë sipas qarqeve, kanë ngritur një sërë pyetjesh dhe shqetësimesh, veçanërisht për çështje që lidhen me regjistrimin e tokave bujqësore dhe përmbylljen e hartave digjitale.
Burime bëjnë me dije se diskutimet kanë nxjerrë në pah vonesat dhe vështirësitë në këto procese, të cilat mbeten ndër sfidat kryesore në administrimin e pronave.
Gjatë mbledhjes ka ndërhyrë edhe kryeministri Edi Rama, i cili u ka kërkuar bashkive të hartojnë një plan të qartë dhe konkret për procesin e legalizimeve, duke theksuar nevojën për përshpejtimin dhe organizimin më të mirë të këtij procesi në nivel vendor.
Rama ka kërkuar prej ministrave dhe deputetëve të nisin prej javës së ardhshme një tur në të gjithë Shqipëri udhëhequr nga motoja “Punët e Shqipërisë” që do të zgjasë deri në qershor përpara ditëlindjes të 35stë të PS.
Turi është konceptuar si një bashkëbisedim ministra plus deputetë me qytetarëve për tematika konkrete në bashkëpunim me pushtetin vendor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje