Pas rënies së FTX, rregullatoret për kriptot janë të pashmangshme. Por përsëri do të ketë vende që rregullat nuk zbatohen. Lojtarët e mëdhenj si Binance, ashtu si dhe shërbimet e bazuara në financat e decentralizuara, mund të qëndrojnë larg tyre. Kjo siguron që ana delikate e kriptove do të vazhdojë të jetojë.
Kompania tashmë e korruptuar e Sam Bankman-Fried, FTX, ka transferuar 10 mld dollarë nga paratë e klientëve tek fondi mbrojtës e lidhur me FTX, që po ashtu raportoi se ka humbur 1 mld dollarë. Kjo hedh poshtë zotimin e FTX tek klientët se “depozitat e juaja do të jenë çdo kohë me ju”.
Rregullimi që pritet është detyrimi i kompanive të kriptove në të ardhmen që të mbajnë fondet e klientëve në çfarëdo forme që janë depozituar, në vend që të përdorin paratë për të tregtuar ose për të dhënë hua.
“Mamuthi” i BE-së si rregullatore mund të ndihmojë. E njohur si MiCA dhe e pranuar edhe nga ligjbërësit, rregullorja i detyron kujdestarët të ndajnë zotërimet e kriptove të klientëve nga asetet e vetë firmës.
Dy projektligje të paraqitura këtë vit nga senatorët amerikanë përmbajnë gjithashtu ndalime kundër kësaj praktike, të njohur si “bashkëpërzierje”. Qëllimi i përbashkët është të sigurohet që asetet e përdoruesve, qofshin të mbajtura në Bitcoin ose një monedhë e lidhur me një tender të botës reale si dollari, janë të disponueshme kur ata duan të tërhiqen.
Por është e paqartë nëse mbikëqyrësit, nga BE dhe SHBA, do të mund ta forcojnë atë përtej kufijve.
Rreziku i parë është se ata nuk do të kapin projekte të decentralizuara financiare. Ky cep i kriptos, ku zhvilluesit shkruajnë softuer për të lehtësuar tregtimin e automatizuar dhe huadhënien e produkteve zakonisht mbi zinxhirin e bllokut ethereum, është përkufizim i lirë nga ndërmjetësit. Sipas faqes së internetit DefiLlama, i ashtuquajturi DeFi ka mbi 40 miliardë dollarë vlerë totale të “kyçur”, kripto-zhargon për paratë e depozituara në shkëmbime të decentralizuara dhe shërbime të tjera. Është pa kufij dhe shpesh me pseudonime, duke e bërë të vështirë gjurmimin. Firma e sigurisë Chainalysis mendon se pothuajse 3/4 e kriptove të vjedhura në vitin 2021 janë marrë nga shërbimet DeFi.
Problemi i dytë është se do të gozhdojë kompanitë me baza në vende të tjera. Shikoni Binance, deri tani platforma më e madhe e kriptove. Ajo ka një biznes amerikan të lidhur, Binance.US, por ajo kompani është e vogël në krahasim me mëmën. Rreziku është se rregullatorët në oborrin e tyre të pasmë nuk mund të shohë se çfarë po ndodh në oborrin e dikujt tjetër. Koordinimi global ka rezultuar sfidues për çështje të tjera si normat minimale të taksave të korporatave; një kornizë e zakonshme për diçka kaq komplekse si kripto është një ëndërr e vërtetë.
Shpresa më e mirë e industrisë është se rajonet me rregulla të qarta dhe miqësore ndaj klientit do të tërheqin para të mëdha institucionale dhe do të mbrojnë tregtarët me pakicë. Por kufijtë janë si sfungjerë, dhe paratë gjen një mënyrë për të hyrë atje ku ofrohen shpërblimet më të mëdha. Bankman-Fried fillimisht tha se divizioni amerikan i FTX ishte i izoluar nga problemet në shkëmbimin e tij me bazë në Bahamas. Megjithatë, të premten ajo paraqiti falimentimin së bashku me grupin më të gjerë. Vala e ardhshme e rregullimit mund të mbrojë të mirën, por nuk do të ndalojë të papërgjegjshmit.
FTX pësoi një “krizë të rëndë likuiditeti” që çoi në falimentimin e saj, sipas dosjeve gjyqësore të datës 14 nëntor. Bursa e shembur e kriptomonedhës mund të ketë më shumë se 1 milion kreditorë.
FTX paraqiti falimentimin më 11 nëntor, pasi tregtarët nxituan të tërhiqnin 6 miliardë dollarë nga platforma në vetëm 72 orë dhe shkëmbimi rival Binance braktisi një marrëveshje të propozuar shpëtimi.
Bitcoin tregtohej me rreth 16.600 dollarë më 17 nëntor, krahasuar me rreth 20.500 dollarë në fillim të muajit./Reuters
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



