Gazeta Si – Kampionati ka hyrë në një fazë shumë të rëndësishme të tij, ku pikët janë jetike për objektivin sezonal të çdo skuadre. Superiorja luan sot tri nga ndeshjet e javës së 25-të, që kanë rëndësi të veçantë si për mbijetesën, ashtu edhe për Europën.
Kukësi, që vjen pas dy fitoreve radhazi, pret Bylisin. Veriorët kanë rastin për të mbyllur llogaritë me këtë rival, që mban vendine parafundit në renditje. Një fitore e mundshme madje do të shtonte shanset e kuksianëve për të shkuar në Europë, pasi e tillë është renditja.
Trajneri i Bylisit, Naxhi Shensoj, e ka drejtuar më parë Kukësin, por sot kërkon t’i prishë punë. Nëse ballshiotët nuk arrijnë të marrin pikë, atëherë shpresat e tyre për të qendruar mes më të mirëve minimizohen.

Teuta luan me Kastriotin e vendit të fundit dhe ka një shans të artë për t’iu afruar më shumë zonës së kompeticioneve europiane. Durrsakët janë favoritë për ta fituar këtë ndeshje, pasi krutanët duken të dorëzuar tashmë.
Luhet sot edhe Erzeni-Egnatia. Shijakasit kanë pasur një rënie gjatë javeve të fundit, megjithatë mbeten një skuadër e fortë. Më mirë ka bërë Egnatia, që tashmë e ka shumë seriozisht objektivin për të marrë pjesë në Kupat e Europës.
Nesër luhet dy ndeshjet e tjera të kësaj jave, Tirana-Laçi dhe Vllaznia-Partizani.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




