Ngjarje

Mbi 8 mijë bagëti të ngordhura nga virusi PPR, Shqipëria ndalon importin e të imtave me Greqinë, Turqinë dhe Rumaninë

Nga Gazeta ‘SI’ – Shqipëria ka ndaluar importin e dhënëve, dhive dhe lopëve për mbarështim nga Greqia, Turqia dhe Rumania për shkak të “sëmundjes së pestë të ruminantëve të vegjël.”

Vendimi është botuar në Fletoren Zyrtare pas konfirmimit të ngordhjes së më shumë se 8.000 dele dhe dhi në Greqi.

Sëmundja, e njohur me akronimin e saj francez PPR (Peste des petits ruminants) u zbulua për herë të parë në kolonitë afrikane të Francës në vitin 1942 dhe virusi i saj nuk infekton njerëzit.

Fermerwt vunë re fillimisht se dhitë dhe delet e tyre ndjeheshin të dobëta dhe vuanin nga ethet më 11 korrik pranë qytetit të Meteora dhe që atëherë, më shumë raste janë shfaqur në të gjithë rajonin. Është shpërthimi i parë i tillë në Greqi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë