Nga Gazeta ‘SI’ – Deri në orën 16:00, pak më shumë se 700 mijë qytetarë kanë ushtruar të drejtën e tyre për të votuar.
Sipas të dhënave në kohë reale nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri më tani 36.2% e votuesve në listë i janë drejtuar kutive të votimit nga 2676 qendra votimi që kanë çuar informacionin në KQZ
Në zgjedhjet e vitit 2021, për të njëjtën afat kohor kishin votuar pak më shumë se 41.25% e zgjedhësve në listë, duke treguar kështu një rënie në pjesëmarrje.

Procesi i votimit në vend është shoqëruar me dhjetëra incidente që në orët e para, përfshirë edhe individë të partive politike.
Deri më tani janë regjistruar 4 persona për fotografim vote, ndër të cilët 2 janë gra.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




