Kosova

Mbi 45% e punonjësve në hoteleri-gastronomi në Kosovë janë informalë

Informaliteti në sektorin e gastronomisë në Kosovë i kalon 45% të punonjësve total. Sipas studimit të fundit të Aleancës Kosovare të Biznesit, pothuajse gjysma e të punësuarve në hoteleri dhe argëtim nuk kanë kontratë punë.

“Punëtorët e këtyre sektorëve, përveç ankesave që kanë për moszbatim të kontratës për punësim, ankohen se kanë orar të gjatë të punës, të pacaktuar dhe pa pagesë sidomos gjatë sezonit të verës”, theksohet në komunikatën e AKB-së.

Një problem i këtij sektori është edhe mungesa e forcës së punës ku punëdhënësit ankohen në mungesë të punëtoreve profesionalë dhe mosgatishmërinë e të punësuarve për të nënshkruar kontratë pune.

AKB-ja i rekomandon Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve dhe Inspektoriatit të Punës që të shtojnë aktivitetet e tyre, sidomos gjatë sezonit veror dhe festave të fundvitit, për të konstatuar gjendjen reale se kush nuk po e zbaton Ligjin e Punës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë