Biznes

Mbi 40 mijë të huaj vizituan Shqipërinë në mars. Interes për kampingje dhe qëndrim afatshkurtër

Nga Gazeta ‘SI’ – Në muajin mars 2023, numri i vizitorëve në Shqipëri u rrit me 30% nga marsi 2022 me kontributin kryesor nga jo-rezidentët. Numri i vizitorëve jo-rezident është rritur me 46% nga marsi 2022 në marsin 2023, dhe numri i rezidentëve me 16%.

Në numra, 40.5 mijë jo-rezidentë vizituan Shqipërinë gjatë marsit dhe 33.4 mijë rezidentë. Ndonëse rezulton më e lartë, ritmi i rritjes së jo-rezidentëve që kanë vizituar Shqipërinë ka rënë gjatë marsit, krahasuar me tendencën që nisi viti 2023, janar-shkurt.

Numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 36%, në krahasim me Mars 2022. Jo-rezidentët kanë pasur 45% më shumë netë qëndrime, ndërsa rezidentët 26% më shumë.

Sipas rajoneve, jo-rezidentët kanë shfaqur interes kryesisht për atë jugor, me rritje 80% nga viti në vit, por më shumë se gjysma e tyre janë akomoduar në rajonin qendror. Sipas llojit të akomodimit, 97% e tyre kaluan kohë në hotele dhe vende të ngjashme, por akomodimi në hapësirë u rrit me 2.2 herë.

73% më shumë jo-rezidentë erdhën në Shqipëri gjatë marsit për pushime afatshkurtra.

Rezidentët patën një shpërndarje pothuajse të barabartë në të gjtihë rajonet, por të gjithë ata preferuan hotelet dhe një numër i papërfillshëm dhe në rënie në raport vjetor, preferuan hapësirat.

Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” rezulton 11%, kundrejt 7.7 % që ishte në muajin mars 2022. Normat neto të shfrytëzimit, të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë.

Shqiptarët e Kosovës, italianët dhe gjermanët ishin ata që qëndruan më shumë në Shqipëri, me netë qëndrime respektive, 15.5%, 10%, 7.4%.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë