Nga Gazeta ‘SI’ – Më shumë se 40 mijë shqiptarë janë pjesë e fondeve të investimit.
Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se në tremujorin e parë të vitit anëtarët janë shtuar me 6% ndërsa vlera e aseteve të investuara shkoi në 67 mld lekë.
Investimet në titujt e borxhit, si format më të sigurta, janë zëri kryesor i fondeve dhe zënë 78.7% të totalit. 5.7% janë investime në tregjet ndërkombëtare.

Fondet e “Raiffeisen” janë ato që mbajnë pjesën më të madhe të tregut të fondeve të investimit, me më shumë se 37 mijë anëtarë dhe mbi 57 mld lekë. Numri i fondeve të investimit në fund të vitit arriti në 18, nga të cilat 4 janë fonde investimi alternative.
Fondet e Investimit janë një grumbullim asetesh financiare ose parash në gjuhën e përditshme, të cilat menaxhohen nga një shoqëri e licencuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) me objektivin parësor për t’i investuar këto para për të prodhuar fitim për investitorët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.