Gazeta Si – Ka zgjatur mbi 4 orë takimi në Moskë mes presidentit rus Vladimir Putin dhe atij kinez, Xi Jinping. “Do të shohim me interes propozimet e Pekinit për zgjidhjen e krizës në Kiev”, – ka thënë Putin.
Shtëpia e Bardhë replikon në anën tjetër, duke deklaruar se, nëse Kina propozon armëpushim në Ukrainë, Kievi duhet ta refuzojë.
Takimi mes dy liderëve zgjati ekzaktësisht 4 orë e 30 minuta. Vizita e presidentit kinez do të vazhdojë edhe nesër në Rusi. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka siguruar homologun kinez Xi Jinping se Kremlini do ta vlerësojë shumë seriozisht planin e paqes të Kinës.
Por, nëse Kina bën apel për armëpushim gjatë vizitës së Xi në Moskë, Kievi nuk duhet ta pranojë, sipas qëndrimit të Shtëpisë së Bardhë. “Këtë gjë do ta bëjmë edhe ne, sepse do të ratifikonte thelbësisht atë që rusët kanë qenë në gjendje të marrin brenda Ukrainës dhe do t’u jepte atyre kohë dhe mundësi për t’u përgatitur”.
Ky është qëndrimi i shprehur për Cnn nga zëdhënësi i Këshillit për sigurinë kombëtare, John Kirby.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



