Analize

Mbi 2 mijë raste. Greqia në alarm se të rinjtë po çojnë drejt një vale tragjike

Një re e zezë  pushtoi të gjithë Greqinë fqinje, pas lajmit se rastet ditore arritën në mbi 2.000 të infektuar. Pavarësisht faktit se numri erdhi pas shtimit të numrit të testeve në të gjithë vendin, ekspertët grekë e kanë bërë të qartë se vendi fqinj po shkon drejt një vale tjetër pandemie për shkak të variantit Delta. Ashtu si qeveria, edhe ata thonë se mënyra e vetme për t’u mbrojtur veten është vaksinimi.

Për fat të keq, kjo duket aq e thjeshtë sa tingëllon.

Sidomos nëse merren parasysh të dhënat e Agjencisë Europiane të Barnave të cilat e tregojnë Greqinë në vendin e 18-të (pas 27 vendeve anëtare të BE-së) për sa i përket përqindjes së qytetarëve që janë vaksinuar me të paktën një dozë. Është e qartë, pra, se mutacioni Delta po e gjen vendin fqinj jo aq të fortifikuar sa duhet.

Greqia në garë kundër kohës për të arritur imunitetin e tufës

Qeveria po  “luan” të gjitha kartat që ka, në njërën anë, për të mos rritur presionin ndaj sistemit shëndetësor, dhe nga ana tjetër, për të rrezikuar turizmin. Një masë për të nxitur vaksinimet kanë qënë privilegjet për njerëzit e vaksinuar, të cilët mund të shkojnë pa masa shtesë në udhëtime, barë, pube dhe palestra. Së fundmi në betejë hynë edhe vaksinimet e detyrueshme, me qeverinë që ka dhënë urdhër mësuesve dhe mjekëve të vaksinohen.

Profesori grek Vana Papaevangelou thotë se nuk është më sekret se mutacioni Delta do të mbizotërojë në vendin fqinj, megjithatë beteja sipas tij është që ata që nuk janë vaksinuar të mos  “goditen” rëndë nga virusi.

“Në Atikën Perëndimore, ku ne e dimë që mbulimi i vaksinimit është  më i ulët, pandemia pothuajse automatikisht po përhapet tek njerëzit e moshuar. Kështu, ndërsa jemi të lehtësuar kur shohim se rritja e rasteve nuk ka çuar ende në një rritje të konsiderueshme të shtrimeve në spital, është e qartë se në ditët e ardhshme apo edhe javët, veçanërisht në zonat me mbulim të ulët vaksinimi, mund të shohim një transmetim të raste tek të rriturit e pavaksinuar dhe humbje të jetëve njerëzore. “Ne përsërisim thirrjen tonë për vaksinimin e menjëhershëm të atyre të rriturve që kanë hezituar ta bëjnë këtë deri më tani,” tha ai.

“Duke u vaksinuar, të gjithë mbrojnë veten, familjen dhe miqtë”, thekson mjeku Athanasios Skoutelis. Duke folur lidhur me shpërthimin e rasteve për shkak të mutacionit Delta, veçanërisht tek të rinjtë, profesori tha se në mesin e moshave të reja mbizotëron një mentalitet se ata  nuk do të sëmuren rëndë, ose fare. “Pse koronavirusi gjen një vend në këtë grup dhe jo në mosha të tjera? “Sepse shumë mosha të tjera janë vaksinuar”, thotë mjeku.  

Në fakt, mjeku vuri në dukje se shumica e rasteve kanë të bëjnë me moshat e reja “Ne nuk shohim më raste mbi moshën 30 vjeç.” Në këto kushte, qeveria greke ka paralajmëruar madje se nuk do të lejojë fare të pavaksinuarit të pranohen në bare apo restorante.

“Ne po shohim një rritje të numrit të rasteve, sepse nuk kishte respektim të masave në mesin e të rinjve që janë me pushime “, theksoi Skoutelis.

Ai paralajmëron se të gjithë ata që nuk janë të vaksinuar do të sëmuren dhe se Greqia mund të përballet me 3,000 raste në ditë javën tjetër

“Kjo valë do të godasë të pavaksinuarit. “Të gjithë ata që nuk janë vaksinuar do të sëmuren,” tha ai.

Ai vlerësoi se javën e ardhshme Greqia do të shohë me më shumë se 2,000 raste, ndërsa nuk përjashtohet që të arrijë në 3,000 raste. “Mjedisi epidemiologjik në të cilin jemi është krejtësisht i ndryshëm, siç tha ai. “Mutacioni Delta është galopant. Po të ishte dimër tani, do të ishte “bllokim”. “Por ne presim që vaksinat të mbrojnë sistemin shëndetësor nga presioni”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë