Ka ndodhur

Mbi 19 mijë euro të padeklaruara në Kakavijë, nën hetim 53-vjeçari italian

Gazeta Si – Një sasi prej 19.450 euro të padeklaruara është sekuestruar nga Policia Kufitare në Kakavijë, ndërsa një shtetas Italian është vënë nën hetim.

Në dalje të Shqipërisë, policia ka kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, motomjetin tip “Hyundai”, me drejtues shtetasin italian G. C.

Gjatë kontrollit të ushtruar, policia gjeti dhe sekuestroi 19.450 euro, të cilat ai  nuk i kishte deklaruar sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G. C., 53 vjeç, banues në Itali, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë