Ka ndodhur

Mbi 16 mijë euro të fshehura në ventilatorë në autobusin që vinte nga Italia

Gazeta Si – Një 55-vjeçar është proceduar penalisht, pasi në mjetin e tij në portin e Durrësit janë sekuestruar 16.500 euro të padeklaruara.

Sipas policisë, në hyrje është kaluar në vijën e dytë për kontroll të imtësishëm një mjet tip autobus që vinte nga Italia, me drejtues shtetasin Sh.V., 55 vjeç banues në Elbasan.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, në ventilatorët e kondicionerëve u konstatuan të fshehura 16.500 euro, shumë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve u procedua penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë