Shendet

Mbi 10 mijë infeksione respiratore në javë…

Nga Gazeta Si- Luhatja e temperaturave dhe afrimi i dimrit po ndikojnë edhe në shtimin e pacientëve që preken nga virozat dhe infeksionet respiratorë.

Sipas raportimet javore të qendrave shëndetësore në vend, mbi 10 000 pacientë janë të prekur nga virozat dhe infeksione të tjera respiratore.

Mjekët pranë ISHP-së shprehen se trendi i infeksioneve respiratore të sipërme dhe të poshtme ka paraqitur rritje nga java në javë dhe kjo është një situatë normale që do na shoqërojë çdo javë, derisa të arrihet piku në stinët e dimrit. të gjitha grupmoshat janë të rrezikuara por më shumë të moshuarit dhe personat që kanë një imunitet të dobët.

Edhe pse qarkullojnë një sërë virozësh, në vend nuk është kapur ende rasti i parë me grip.

Për t’i paraprirë sezonit, pritet që tani në tetor të nisë fushata e vaksinimit ndaj gripit. Vaksina e gripit jepet falas për të gjithë grupmoshat e riskut.

Ndërkohë, në vend ka dhe qarkullim të COvid-19 ku në javën e fundit të shtatorit kishte 24 raste të reja.

Edhe këtë sezon do të shohim ngjashmëri simptomash mes Covid dhe gripit, ku identifikimi i nënvariantit më të ri XEC i përhapur në Europë do të jetë sfidë për mjekët.

COVID-19 kundrejt gripit: Cili është ndryshimi?

Fillimisht dallimi mund të mos jetë i lehtë. Edhe pse gripi dhe COVID-19 shkaktohen nga viruse krejtësisht të ndryshme, ato ndajnë një sërë simptomash:

Ethe

Lodhja

Kollë

Dhimbje të fytit

Rrjedhje nga hunda

Probleme me frymëmarrjen (marrje fryme ne efort minimal)

Dhimbje trupi

Dhimbje koke

Etj..

Sidoqoftë, ekzistojnë dy dallime të dukshme midis gripit dhe varianteve më të fundit qarkulluese të COVID-19 (në përgjithësi).

Së pari, humbja e shijes dhe nuhatjes është specifike për Covid-19 dhe nuk shihet tek njerëzit që kanë grip.

Ky është një ndryshim qe ende mbetet shumë i rëndësishëm për të dalluar gripin dhe Covid-19.  Ndërsa mund të mos shfaqet në të gjithë pacientët (rreth 38% deri në 55% e pacientëve kanë raportuar humbje të shijes dhe rreth 40% kanë raportuar humbje të nuhatjes), kjo simptomë specifike mund të shfaqet diku nga dy ditë pas kontraktimit të virusit deri në 14  ditë pas fillimit të simptomave.

Veçantia e XEC nënvarianti më i ri është se shenjat i ka:

Temperaturë

Dhimbje të fytit dhe kollë

Rrjedhje hundësh/teshtima

Lodhja trupore/ dhimbje muskulore

Dhimbje koke

Së dyti, mënyra se si shfaqen simptomat tek pacientët është shumë e ndryshme. Si gripi ashtu edhe COVID-19 shkaktojnë kollë dhe gulçim, por në përgjithësi, simptomat e COVID-19 kanë tendencë të zgjasin më shumë se gripi.  Ato mund të zgjasin për disa javë, nëse jo muaj.

Ka dhe shenja të tjera si skuqje apo kruarje sysh, skuqje dhe kruarje të lëkurës, etj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë