Kombetarja

Mbi 10 mijë bileta të shitura, interesim i lartë për Izraelin

Gazeta Si – Tifozët kuqezi nuk munguan në Reikiavik, ku Shqipëria barazoi 1-1 me Islandën. Interesimi është i lartë ndërkohë edhe për sfidën me Izraelin. Dy ditë para ndeshjes ka mbi 10 mijë bileta të shitura.

Ka një interesim të shtuar të tifozëve të Kombëtares. Shqipëria konsiderohet favorite në grupin e saj në Ligën e Kombeve, ku bëjnë pjesë edhe Islanda dhe Izraeli. Me këtë të fundit kuqezinjtë ndeshen më 10 qershor, në “Air Albania”.

Stadiumi “Air Albania”. Gazeta Si, 8 qershor 2022

Është një kohë e përshtatshme në fakt për tifozët. Është kohë pushimesh dhe ndeshja luhet në mbrëmje vonë. Tifozët mund ta ndjekin këtë ndeshje të parë shtëpiake të Ligës së Kombeve në kushte komode. Prandaj dhe numri i biletave të shituara i ka kaluar 10 mijë.

Kuqezinjtë vijnë pas barazimit në Islandë dhe të premten, duke pasur edhe mbështetjen e tifozëve, duhet të fitojnë për të marrë kreun e grupit.

Tifozët kuqezi janë mjaft kuriozë për të parë nga afër edhe yjet e rinj të Shqipërisë, Armando Brojën, Kristian Asllanin e të tjerë. Edhe kjo është një arsye që ata kanë dashur të sigurojnë një vend në “Air Albania” për ndeshjen me Izraelin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë