Ka ndodhur

Mbetjet toksike në Korçë, FA pastrojnë depot nga lëndët kimike

Pas zjarrit të rënë pasditen e së shtunës në ish-depot e Trikotazhit në Korçë, asgjësohen mbetjet toksike.
Një grup nga kompania e Mbrojtjes nga Armët e Dëmtimit në Masë të Forcës Tokësore kanë larguar mbetjet që kishin shkaktuar reaksionin kimik.

Mbetjet toksike që vunë në rrezik jetën e banorëve pas largimit janë groposur dhe tashmë banorët e zonës kanë nisur sërish jetën normalisht.

Këto mbetje prej shumë vitesh ishin lënë në mëshirë të fatit në ish-fabrikën e trikotazhit në qytetin e Korçës.

Pasditen e djeshme ish-fabrika e trikotazhit u përfshi nga një zjarr masiv dhe u dogjën disa mbetje toksike duke çliruar gazra të dëmshëm në ajër dhe jeta e qytetarëve u vu në rrezik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë